Skip to content

Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e misioneve të NATO-s! Largohet nesër

Durrës Mbërrin në Portin e Durrësit “TCG Sancaktar”, anija desantuese e dytë e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e flotës ushtarake turke dhe forcave të Aleancës.

Kjo anije është ndalur në gjirin e Durrësit për një vizitë njëditore në kuadër të vizitës së misionit NSPA të NATO-s.

Ndërtuar në vitin 2016 në kantierin Anadolu (ADIK), kjo anije ka një gjatësi rreth 139 m dhe kapacitet mbajtës deri në 1,180–1,200 tonë ngarkesë, ku mund të akomodohen deri 18–20 tanke apo 24 automjete të blinduara dhe deri në rreth 350 forca të vendosura mbi bord.

Kjo anije ka marrë pjesë në një sërë misionesh të rëndësishme, ndër të cilat Peace Spring në Siri në 2019, Efes 2024, ku është angazhuar dhe ka asistuar në operacionet e bashkëpunimit strategjik, të stërvitjeve ndërkombëtare dhe të ndihmës emergjente përfshirë operacionet amfibe, transportin e personelit dhe pajisjeve midis detit dhe bregut, mbështetjen logjistike, ndihmën humanitare dhe reagimin ndaj katastrofave natyrore.