Skip to content

Gjashtë arrestime në Serbi për tragjedinë e Novi Sadit: midis tyre një ish-ministër, një tjetër person i kërkuar

serbia police

Një zëvendësministër është gjithashtu nën arrest: të arrestuarit dyshohen për “parregullsi financiare që synojnë marrjen e përfitimeve personale”.

Policia serbe ka kryer arrestime të shumta në rastin që lidhet me tragjedinë e stacionit të trenit në Novi Sad, ku 16 persona humbën jetën në shembjen e çatisë më 1 nëntor 2024.

Deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, përfshirë Tomilsav Momirovic, Ministër i Ndërtimit dhe Infrastrukturës për periudhën 2020-2022. Momirovic u arrestua në aeroportin e Beogradit pak para se të hipte në një fluturim jashtë vendit, raportuan mediat serbe.

Policia u përpoq të arrestonte një tjetër ish-ministër, Goran Vesic, por ai nuk ishte në shtëpi.

Sot u mësua se Vesic u dërgua me urgjencë në spital mbrëmë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Vesic shërbeu si Ministër i Ndërtimit dhe Infrastrukturës nga viti 2022 deri në mesin e nëntorit 2024, kur dha dorëheqjen për shkak të tragjedisë së stacionit të trenit.

U arrestuan gjithashtu zëvendësministri i së njëjtës ministri dhe drejtuesit e kompanive të përfshira në rindërtimin dhe rinovimin e stacionit të trenit.

Tragjedia ndodhi tre muaj pas përfundimit të rindërtimit të stacionit.

Arrestimet u urdhëruan nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për Krimin e Organizuar, e cila po heton korrupsionin e mundshëm në rindërtimin e rrjetit hekurudhor nga Beogradi deri në kufirin hungarez.

Deklarata e Zyrës së Prokurorit thotë se të arrestuarit, si dhe pesë individë të tjerë të kërkuar, dyshohen për “parregullsi financiare për përfitim personal”. Gjithashtu thuhet se veprimet e tyre shkaktuan humbje buxhetore prej 115 milionë dollarësh.

Vdekja e 16 personave në stacionin e trenit të Novi Sadit ka shkaktuar një stuhi reagimesh. Studentët po demonstrojnë, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale dhe duke bllokuar fakultetet e universiteteve publike duke filluar nga nëntori 2024.

Sot, në përvjetorin e nëntë të tragjedisë,tubime për të kujtuar dhe nderuar viktimat do të mbahen në Novi Sad dhe në të gjitha qytetet kryesore në të gjithë Serbinë.

Përshtati në Shqip S