Nisja ishte planifikuar për të enjten, por u shty për shkak të kushteve të këqija të motit.

Anija kozmike Dragon e SpaceX, që mbante një ekuipazh ndërkombëtar prej dy astronautësh amerikanë, një kozmonauti rus dhe një astronaut japonez, u ngrit sot nga Florida, me destinacion Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor si pjesë e misionit rutinë Crew-11 të NASA-s.

Anija kozmike Dragon e SpaceX, e transportuar në hapësirë nga një raketë Falcon 9, u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në orën 6:43 pasdite sipas kohës europiane (15:43 GMT) dhe do të mbërrijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor nesër, të shtunën.

Lëshimi i anijes kozmike u transmetua drejtpërdrejt nga agjencia hapësinore amerikane.

Shiko videon:

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re