Skip to content

Moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe kthjellime, parashikimi për ditën e sotme

Sot (4 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

foto galeri

foto galeri

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit

Temperaturat maksimale në zonat malore, do të zbresin në 25 gradë, ndërsa në vendet e ulëta dhe në bregdet, temperaturat do të jenë 35 gradë celsius.

Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.

 

Era e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s.  Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.