Skip to content

Zjarr në Malin e Skërficës, zjarrfikës dhe ushtarë punojnë për shuarjen e flakëve

Vatrat e zjarreve në Malin e Skërficës janë riaktivizuar sërish mëngjesin e së hënës.

Aktualisht, zjarri po dëmton kullotat në zonën e Delvinës, ndërsa flakët përparojnë në drejtim të Gjirokastrës.

Për të parandaluar përhapjen e flakëve në territorin e Bashkisë Gjirokastër dhe për të mbrojtur masivin pyjor të Pikësit, janë angazhuar 25 forca zjarrfikës dhe efektivë të ushtrisë.

Po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave përreth.