Skip to content

Operacioni policor në Vlorë, policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut: Gjatë ndërhyrjes u kap edhe Julian Aliaj

Drejtori i Policisë së Vlorës ka dhënë detaje nga kapja e Flodian Plakut në Orikum. Sipas policisë, Flodian Plaku momentin e kapjes ishte armatosur me armë gati për qitje. Plaku është autor i dyshuar i vrasjes së Gentjan Bejtjas.

Për këtë shtetas ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej u kap edhe shtetasi Julian Aliaj.

Gjithashtu është gjetur edhe një shumë rreth 25 mijë euro të cilat po verifikohen nga autoritetet për prejardhjen.

Plaku ditët e fundit duket se ka qenë në vëzhgim pasi policia kishte informacion se fshihej në Orikum dhe më pas është bërë edhe ndërhyrja.