Skip to content

(VIDEO) Aksident i rëndë në “Kthesën e Zhupanit”: Makina përplaset me shtyllën elektrike – bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

6647c7460564f01fbd095f07abde7dd2

Një aksident rrugor ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Fier–Levan, pranë të ashtuquajturës “Kthesa e Zhupanit”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke rrezikuar jetën e drejtuesit të mjetit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, shoferi ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier. Burime spitalore bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Po ashtu, punonjësit e OSHEE-së janë angazhuar për riparimin e kabllove të tensionit të lartë që ranë përtokë pas goditjes, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në këtë segment tepër të frekuentuar gjatë sezonit veror.