Skip to content

Vritet me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Vaun e Dejës.

Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autoritëve.