Skip to content

Ishte raportuar i zhdukur. Gjendet i groposur një person në Kosovë, vijojnë hetimet  

Kosovë-Një person është gjetur i pajetë, i groposur në fshatin Baincë në Lipjan. Trupi i pajetë është gjetur një natë më parë. Viktima ishte raportuar i zhdukur.

Policia e Kosovës njoftoi se po vijojnë të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Bazuar në disa dëshmi të familjes së tij, ai nuk ka pasur probleme e as ndonjë konflikt me ndonjë person të caktuar.

Sipas informacioneve paraprake, trupi është zbuluar nga familjarët e viktimës. Dyshohet se është Enver Bajraktari, për zhdukjen e tij familja kishte kërkuar ndihmë për ta gjetur.