Skip to content

FOTO/ Ky është 65-vjeçari që u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës, ish-efektiv i policisë

ABC News ka siguruar foton e 65-vjeçarit i cili u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës.

Personi në foto është viktima 65-vjeç Frrok Lleshaj, trupi i të cilit u gjet në fshatin Paçram. Siç edhe u raportua më herët, 65-vjeçari ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.

20 vite më parë, 65-vjeçari ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj, ndërsa ka vuajtur dënimin me burg për 18 vite.

Sipas informacioneve, 65 vjecari kishte dy vite që kishte dalë nga burgu. Nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore e ngjarjes është gjakmarrja.