Analiza e trendeve globale të kërkimit, vlerësimet e disponueshme në internet, të dhënat mbi krimin në një destinacion të caktuar, parashikimi i motit dhe numri i turistëve zbuluan se cili qytet është qyteti më stresues në botë për t’u vizituar në vitin 2025.

Është Parisi.

Qyteti i Dritës është një destinacion ëndrrash për shumë turistë dhe 47.5 milionë udhëtarë e vizitojnë atë çdo vit, të ngjeshur në një sipërfaqe prej vetëm 105 kilometrash katrorë. Kryeqyteti i Francës ka një numër të pabesueshëm prej 450,664 udhëtarësh për kilometër katror, që është dhjetë herë më shumë se në Nju Jork, shkruan.

Parisi është pa dyshim një nga qytetet më të bukura në botë. Por nëse keni provuar ndonjëherë të ngjiteni në majë të Kullës Eiffel ose të blini një biletë për në Luvër në zyrën e biletave të muzeut (dhe pa rezervim paraprak online), atëherë e dini se çfarë do të thotë stresi (me pushime).

Hanoi në Vietnam u rendit i dyti në listën e qyteteve më stresuese për t’u vizituar.

Turmat në të nuk janë aq të mëdha sa në Paris, por kryeson për sa i përket lagështisë – me një lagështi të padurueshme prej 84 përqind në ajër, konsiderohet qyteti më i pakëndshëm fizikisht në listë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re