
Një humbje e madhe ka prekur aktorin e njohur Brad Pitt. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Sipas raportimeve, Jane ka ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit, ndërsa lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga mbesa e aktorit, Sydney , në një postim në rrjetet sociale.
Sydney është vajza e vëllait të vogël të aktorit, Doug Pitt, dhe përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo i tha lamtumirë gjyshes së saj, të cilën e përshkroi si një person plot dashuri dhe mirësi.



