Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu  informon se, në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje të zonave të banuara.
Në #Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 1⃣2⃣0⃣ forcave operacionale⛑🪖 në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionet suedezë🛩🇸🇪 të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile🇪🇺EU Civil Protection & Humanitarian Aid dhe një helikopter i Forca Ajrore.
🔗Falë ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri janë mbrojtur banesat dhe është krijuar perimetër sigurie në #Dhivër dhe #Janicat.
Të gjitha përpjekjet tashmë të angazhuara në frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave në perimetrin Navaricë – Memoraq dhe Rumanxë, dhe vigjilencë të shtuar në zonën e Leshnicës.
Në 🔺Mallakastër ku situata është përmirësuar gjatë orëve të fundit, momentalisht po veprojnë 2⃣5⃣ forca nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë2⃣5⃣ forca nga MZSH dhe 2⃣4⃣ forca nga bashkitë #Mallakastër dhe #Patos.
Në këtë zonë po vepron aktualisht dhe në avion Canadair i Forcës Ajrore kroate. 🇭🇷
Ndërkohë në lartësitë e 🔺Bërzhitës, ku dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, forcat e #MZSHTiranë🚒 ndodhen në terren dhe momentalisht nuk ka asnjë rrezik për banesat. ✅
🔎🇦🇱Situata në rang vendi mbetet dinamike ndërkohë që presim rritje të termometrit në ditët në vijim.
U bëjmë thirrje banorëve të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve në terren. Ligji do të veprojë me forcën maksimale ndaj çdo zjarrvënësi. ❗
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re