Skip to content

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias: Hiqni menjëherë bllokadën ndaj News24

news 24 1

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ECPMF ka reaguar lidhur me rrethimin e News24 nga policia dhe ndërprerjen e transmetimit të televizionit.

Përmes një reagimi në Facebook, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias thotë se ndërprerja e energjisë elektrike dhe ndërprerja e sinjalit televiziv të shtunën në mëngjes janë masa të papërshtatshme të ndërmarra nga autoritetet shqiptare.

ECPMF i bën thirrje autoritetev që që të heqin menjëherë bllokadën, të rivendosin energjinë elektrike dhe të lejojnë akses të plotë dhe të papenguar për gazetarët në vendet e tyre të punës.