Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht u gjend pranë vendit të ngjarjes dhe u erdhi ne ndihmë disa të lënduarve, duke i shpëtuar nga një tragjedi e mundshme pasi, pas përmbysjes mjeti rrezikonte të shpërthente në flakë.

Pikërisht ky veprim human dhe akt trimërie njëkohësisht e bëri 29-vjeçarin heroin e ditës. “Nuk mund ta quaj veten hero thotë ai pasi çdo punonjës policie, është i mirëtrajnuar për situata të tilla dhe duhet të veprojë me humanizëm dhe gjakftohtësi. Mbaj mend që kam bërë të mundur nxjerrjen e një fëmije nga mjeti fillimisht dhe për disa sekonda kam shuar zjarrin. Më pas kam nxjerrë drejtuesin dhe pasagjerët e tjerë”, është shprehur ai për mediat.

Teksa thekson se ende nuk ka kontakt me familjarët e të lënduarve pasi vëmendjen në këto momente e kane te mbarëvajtja e shëndetit pas aksidentit, efektivi shton: “Nuk mendova më as për jetën time teksa dëgjoja thirrjet për ndihmë brenda mjetit”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re