Skip to content

Situatë e RËNDUAR nga zjarret në Poliçan, flakët përparojnë drejt qytetit

hudhra 23

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka bërë thirrje për ndihmë urgjente nga institucionet shtetërore.

Situata në qytetin e Poliçanit ka marrë një kthesë dramatike, me flakët që po përparojnë me shpejtësi drejt qytetit, duke e pushtuar atë me tym.

Raportohet se, për shkak të rrezikut të madh, janë evakuuar të moshuarit nga azili dhe banorët e fshatit Plirëz, ndërsa zjarri po vazhdon të përparojë edhe drejt fshatit Mbrakull.

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka bërë thirrje për ndihmë urgjente nga institucionet shtetërore, duke kërkuar mbështetje për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të siguruar evakuimin e sigurt të qytetarëve.

Situata mbetet e tensionuar dhe autoritetet janë duke monitoruar me kujdes zhvillimet.