Skip to content

Gramsh/ Zjarr i fuqishëm në afërsi të fshatit Sojnik, njësia administrative Kukur


Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në zonën e quajtur “Vgjeshta”, pranë fshatit Sojnik, në njësinë administrative Kukur të bashkisë Gramsh.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton se në vendin e ngjarjes janë nisur me urgjencë forcat e shërbimit zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Sipas të dhënave paraprake, zona e përfshirë nga zjarri është me sipërfaqe pyjore të mbjellë me pisha, duke e bërë përhapjen e flakëve edhe më të shpejtë dhe të vështirë për t’u kontrolluar.
Për momentin nuk raportohet për rrezik ndaj banesave, por autoritetet mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.