Skip to content

Rezulton i ndërtuar pa leje/ IKMT shemb me tritol ndërtesën 3 katëshe në Radhimë

Mëngjesin e sotëm u shemb me tritol një objekt në zonën e Radhimës.

Prej më shumë se 4 javësh, në mbarë vendin ka nisur aksioni për objektet e ndërtuara në kundërshtim me ligjin. IKMT në vijim të punës së saj, ndërhyri pak ditë më parë në një objekt tre katësh në zonën e Radhimës, i cili do të shembet me tritol.

Sipas IKMT, ky objekt buzë detit rezulton pa lejen përkatëse.