Skip to content

Pamje me dron/ Momenti i shpërthimit me tritol të ndërtesës pa leje në Radhimë

Një ndertëse trekatëshe u shemb me tritol mëngjesin e sotëm në Radhimë.

Ekspertët e IKMT konstatuan se kjo ndërtesë buzë detit ishte ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Mëngjesin e sotëm u krye shpërthimi i kontrolluar me tritol, ku ndërkohë për të mbarëvajtur procesin u ndërpre përkohësisht qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum si dhe furnizimi me energji elektrike.

Sakaq, në të gjithë vendin vijojnë operacionet kundër ndërtesave në kundërshtim me ligjin si dhe zënien e hapësirave publike.