Skip to content

Zjarr në një automjet në Korçë, dyshimet e para

Një automjet tip BMW me targa AB 262 AC, në pronësi të shtetasit Sterjo Germenji, është përfshirë nga flakët rreth orës 03:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës.

Sipas njoftimit të MZSH Korçë, zjarri ka shkaktuar dëmtime në bagazhin dhe kofanon e makinës, ndërsa dyshohet se është vendosur qëllimisht, me pikënisje nga goma e pasme e automjetit.

Në vendngjarje ndërhyri një mjet zjarrfikës dhe tre efektivë, të cilët bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe përcaktimin e saktë të motiveve të zjarrvënies.