Ish-zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee ka deklaruar se takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, nuk është vendimtar për dialogun, por është një shans për të biseduar

 

“Librat e historisë në Ballkan janë plot me momente ‘tani ose kurrë’. Mendoj se takimi në Berlin nuk është një prej tyre, por është një shans. E vlerësoj Gjermaninë dhe vendet e tjera që vazhdojnë të organizojnë takime të tilla, në të cilat flitet për hapat e ardhshëm”.

 

Ndër të tjera Hoyt shpreson se në Berlin do të diskutohet sinqerisht dhe në detaje për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës dhe se do të bëhet përparim.

 

“Mendoj se ideja për ndarje të territoreve në vija etnike nuk është e mirë, as pragmatike, as politike, as diplomatike. Nuk është diçka për të cilën duhet folur”, tha Hoyt Yee, transmeton Zëri i Amerikës.

 

Diplomati amerikan po ashtu ka Theksuar se Serbia duhet të vendosë “nëse do që të ulet në karrigen ruse apo atë evropiane”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re