Drejtoresha e Përgjithshme News24, Anila Jole ka reaguar pas basitsjes së ambienteve të News 24, ku kamionë të ushtrisë dhe persona civil, nxjerrë pajisje, dosjet dhe materialet personale te gazetareve nga godina e televizionit.
Anila Jole thotë se në dijeni për situatën ka vënë edhe Ambasadën amerikane.
“Sapo fola me zyrën e shtypit të Ambasadës Amerikane. I informova për situatën, pasi më pyetën se çfarë po ndodh, të gjithë po e ndjekin në YouTube,” deklaroi Jole.
Ajo theksoi se nuk ka informacion mbi përmbajtjen e kamionëve, por konfirmoi se “u futën në hyrjen e godinës dhe nxorën tavolina”.
“Kam kompjuterin tim personal dhe askush nuk mund të futet. Këtu ka zyra ligjore, zyra finance, si dhe zyra të emisioneve investigative. Kjo vë në rrezik gazetarët dhe familjet e tyre. Ajo që po ndodh është e paprecedente,” shtoi ajo.
