Skip to content

Shuhet zjarri te ‘Syri i Kaltër’/ Vatra në fshatin Pecë alarmante, evakuohen banorët

WhatsApp Image 2025 08 12 at 9.26.28 AM

Pas ditësh të tëra në përmasa alarmante, zjarri në zonën turistike të Syrit të Kaltër është shuar mbrëmjen e së hënës. Situata ka qenë veçanërisht shqetësuese gjatë gjithë natës në fshatin Pecë, i cili ndodhet shumë pranë zonës së prekur nga flakët.

Shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës dhe Sarandës, së bashku me banorët e zonës, kanë punuar pa ndërprerje për të mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarrit. Terreni i thyer dhe malor ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka, ndërsa era e fortë ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat arritën deri në rrugën nacionale.

Për të garantuar sigurinë e banorëve, autoritetet kanë ndërmarrë evakuimin e fshatit Pecë. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, dy helikopterë janë angazhuar për të shuar nga ajri vatrat e mbetura.