Vatrat e zjarrit janë përhapur edhe në Delvinë. Flakët u janë afruar shumë puseve të naftës, duke rrezikuar kështu të ndodhë një katastrofë me pasoja të paimagjinueshme.
Mësohet se për të parandaluar afrimin e mëtejshëm të zjarrit pranë puseve të naftës, drejt vendngjarjes po shkojnë forca të shtuara zjarrikëse, ushtarë dhe një helikopter për të hedhur ujë nga ajri.
Situata po paraqitet alarmante edhe në disa vende të tjera, në Gramsh raportohet për dy viktima dhe disa të plagosur.
Situatë kritike nga zjarret edhe në qarkun e Gjirokastrës. Zona e Tepelenës është më e prekura nga vatrat e flakëve.
Pas zjarrit në fshatin e Leklit flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë edhe zonën e Hormovës.
Flakët ndodhen shumë pranë fshatit në masivin pyjor. Zjarri po djeg gjithçka dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri për të parandaluar djegien e fshatit.
Aktualisht raportohet se është urdhëruar evakuuimi i banorëve të fshatit.
