Skip to content

Lezhë, procedohet penalisht shtetasi për pengim të qarkullimit rrugor

Një shtetas në Lezhë u procedua penalisht, pasi pengoi qarkullimin, duke parkuar automjetin në një zonë me fluks lëvizjeje.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve me objektiv konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin në qytet dhe në zona me lëvizje të lartë, konstatuan një rast të tillë në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi penal për drejtuesin e automjetit, shtetasin T. P., 29 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin parkimet në zona të ndaluara, për të mos penguar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve. DVP Lezhë tha se “shkeljet do të trajtohen me masa të menjëhershme penale dhe administrative”.