Skip to content

Ndezën zjarr qëllimisht duke djegur sipërfaqe toke dhe rrezikuar banesat, arrestohen katër persona në Berat

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 4 autorët e zjarrvënieve në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.