Skip to content

Zjarret, Rama: Mobilizim i të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara

Kryeministri Edi Rama thotë se janë mobilizuar të gjitha strukturat shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret.

Të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë”, shkruan Rama.