Skip to content

Turizëm historik në Vlorë/ Të huajt vizitojnë qendrën historike të qytetit

Përveç bregdetit, në Vlorë turistët po I tërheq dhe kultura e historia. Në zonën historike të qytetit vizitorët  janë të shumtë.  Ata vijnë nga shtete të ndryshme.

“Vij nga Portugalia, Vlora ka kulturë interesante.”

“Vij nga Franca,  është hera e parë në Shqipëri. Është këndshëm.”

“Vij nga Siçilia, Vlora është e bukur, kemi vetëm një ditë këtu, kemi ende për të parë. Qendra historike më duket si një vend përrallash.”

Produktet tradicionale e veshjet popullore i ngjallin interes. Pasi shkrepin një foto nuk largohen pa marrë me vete dhe një kujtim nga Vlora.

Vitet e fundit Vlora po njeh rritje të numrit të turistëve sipas operatorëve turistik jo vetëm për detin, por dhe për   historinë e kulturën e saj.