Një nga kamikazët e Sri Lankës ishte arrestuar dikur nga policia, por më pas u lirua, njofton një zëdhënës qeveritar i Sri Lankës.

Ilham Ahmed Ibrahim është një nga dy vëllezërit kamikazë që kryen agreionet e së dielës, në hotelin Cinnamon Grand në Colombo.

Policia ka deklaruar se po e mbajnë nën arrest babain e vëllezërve kamikaz, Mohamed Yusuf Ibrahim, një biznesmen i njouhr i erëzave, me dyshimin se “mund të ketë ndihmuar”.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe tha se bombarduesit e dyshuar ishin klasë e lartë dhe të mesme, të arsimuar mirë dhe të arsimuar jashtë vendit, një profil që ai e përshkroi si “befasues”.

Ai konfirmmoi se disa prej tyre ishin nën vëzhgim përpara sulmeve, por nuk ka pasur dëshmi “të mjaftueshme” për t’i paraburgosur.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re