Skip to content

Rutte pas samitit Trump-Evropë: topi tani është në fushën e Putinit.

trump rutte

“Jemi të bashkuar në përpjekjet tona për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme kundër Ukrainës”, theksoi shefi i NATO-s.

“Topi tani është në fushën e Putinit”, tha shefi i NATO-s Mark Rutte pasi mori pjesë në një videokonferencë sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë.

“Ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Rutte në mediat sociale. “E vlerësoj lidershipin e Trump dhe bashkëpunimin e ngushtë me aleatët. Topi tani është në fushën e Putinit”, tha ai, duke iu referuar takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin në Alaska.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjithashtu e quajti konferencën “shumë pozitive”. “Shkëmbyem pikëpamje mbi takimin e ardhshëm dypalësh në Alaska. Sot, Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe NATO forcuan qëndrimin e tyre të përbashkët ndaj Ukrainës”, tha von der Leyen në mediat sociale. “Ne do të mbetemi në bashkëpunim të ngushtë. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ne – një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Përshtati në Shqip S