Skip to content

E lanë të lidhur dhe vetë u larguan! Pamje TË RËNDA të një kali të djegur por që qëndron në këmbë dhe kërkon ujë

640 0 dn 1755105557

Shpesh kemi parë raste kur kafshët përdoren për punë të rënda dhe kur u vjen fundi, i braktisin pa asnjë mëshirë.

Ngjarje të tilla janë të pafundme, të denoncuara vazhdimisht nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dhe një nga më shokueset ishte ngjarja e Llogarasë ditët e fundit ku një person qëlloi me çifte mbi turmën pre 20 kuajsh dhe vrau katër.

Një tjetër rast tragjik vjen nga zonat e përfshira nga flakët, ku një kalë është lënë pas me litar në qafë, teksa pronarët janë larguar për t’i shpëtuar flakëve.

Kafsha fisnike shihet në gjendje të mjerueshme, me lëkurën e djegur nga zjarret që i ekspozojën mishin. Megjithatë kali ka arritur të mbijetojë dhe duket se po kërkon ujë në disa bidona të hedhur në tokë.

E udhës do të ishte që kësaj kafshe, nëse nuk i gjendet shërimi, t’i hiqen vuajtjet duke e eutanazuar.

KUJDES! Pamjet janë shqetësuese… (Foto: LSA)

E lanë të lidhur dhe vetë u larguan! Pamje TË RËNDA

E lanë të lidhur dhe vetë u larguan! Pamje TË RËNDA

E lanë të lidhur dhe vetë u larguan! Pamje TË RËNDA