Skip to content

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

hudhra 26

Një situatë kaotike u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure para postës policore në Ksamil. Zona, shumë e frekuentuar nga pushuesit e huaj, u kthye në një kaos të vërtetë për shkak të pakujdesisë së disa shoferëve që nuk respektojnë asnjë shenjë qarkullimi.

Siç tregohet edhe në videon e mbërritur në redaksinë e Boldnews.al, dhjetëra automjete ngecën pasi aksi u bllokua nga shoferët që futeshin pa zbatuar asnjë sinjalistikë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama mburret me numrin e turistëve që vizitojnë bregdetet shqiptare, por pushuesit detyrohen të përballen me këto skena aspak të këndshme.

Rebelizmi i këtyre shoferëve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit duket se vjen si pasojë e mungesës së ndëshkimit nga Policia, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme.