Autoriteteve në Kopenhagen mund t’u kërkohet të paguajnë miliona euro, pasi u zbulua se qyteti u kishte ngarkuar në mënyrë të paligjshme tarifa dasmash mijëra çifteve.
Vlerësohet se rreth 12,000 çifte gjatë një periudhe shtatëvjeçare u detyruan të paguanin shumën që në realitet nuk duhet ta paguanin.
Shumica e çifteve duket se kanë qenë nga vende jashtë Danimarkës dhe nuk kishin vendbanim të përhershëm në vend.
Një tarifë deri në 4,500 korona (600 euro) u ngarkua për dasmat në bashkinë e qytetit gjatë orareve të caktuara dhe për dasmat në vende të caktuara në natyrë.
Megjithatë, sipas ligjit danez, bashkia lejohet të ngarkojë tarifën vetëm nëse çifti ka kërkuar të martohet jashtë bashkisë. Bashkia e Kopenhagenit tani mund të rimbursojë deri në 23 milionë korona (mbi tre milionë euro), raporton Guardian.
Turizmi i dasmave është një burim i madh të ardhurash për qytetin. Vitin e kaluar, rreth 5,000 çifte nga jashtë u martuan në Kopenhagen, duke sjellë të ardhura të konsiderueshme për hotelet, restorantet, fotografët dhe floristët. /tesheshi.com/



