
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku nuk kane munguar përleshja mes demonstruesve dhe mbështetësve të pushtetit, të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiç.
Protestat zhvillohen në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe disa qytete të tjera në gjithë vendin.
Një nga vendet e protestës është Novi Beogradi, ku është pezulluar qarkullimi i trafikut, ndërsa në Novi Sad po mbahet një marsh protestues, në të cilin, siç raportoi N1, marrin pjesë shumë qytetarë. Në Novi Beograd situata është e tensionuar, pasi demonstruesit janë ndaluar nga një kordoni policor, pas të cilit ndodhen mbështetës të pushtetit. Në Novi Sad nga ambientet e SNS-së janë hedhur mjete piroteknike, ndërsa demonstruesit kanë thyer dritaret e zyrave të kësaj partie.
