Skip to content

Fillon paralizimi i rrugëve, mosbindja civile nis nga Fieri

Pas më shumë se dy muajsh protestë para Kuvendit dhe Kryeministrisë, opozita ndryshoi strategji duke bllokuar qarkullimin pothuajse në gjithë vendin.

Sot pasdite, protestuesit e opozitës do të përqendrohen në 5 akse rrugore kryesore, duke i mbajtur të bllokuara në shenjë proteste për më shumë se 60 minuta.

Mosbindja civile e opozitës ka nisur me bllokimin e rreth-rrotullimit të Sheqit, në Fier.

Në rreth-rotullimin e Sheqit, në aksin kryesor Fier-Lushnje do të bashkohen dhe demokratët e Beratit.

Rreth orës 17:15 anëtarë, simpatizantë të PD-së Berat janë mbledhur përpara selisë së PD-së dhe ku më pas janë nisur drejt protestës.

Burimet tregojnë se ka qenë një organizim me mjete të vogla, i cili ka bashkuar dhe demokratë nga Kuçova dhe Ura-Vajgurore.

Në total kanë qenë rreth 30 mjete të vogla të cilat janë nisur nga Berati.