Skip to content

Shuhet rreziku për banesat në Velçan, operacion i gjerë nga toka dhe ajri


Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat.

Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.

Operacionit në terren do tu bashkohen dhe 20 efektivë shtesë nga Forcat e Armatosura, për të forcuar angazhimin teksa i afrohemi mbrëmjes.