Skip to content

Sulmohet brutalisht lojtari i Skënderbeut në Korçë, 2 të arrestuar dhe 4 nën hetim

Një futbollist i skuadrës së Skënderbeut në Korçë është dhunuar me sende të forta nga disa persona pas një sherri mes tyre. Ai është Saleh Salem 26 vjeç, i cili pësoi lëndime si pasojë e goditjeve me sende të forta dhe u dërgua në spital për të marrë mjekim, ku ndodhet në gjendje të mirë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes palëve.

Policia, menjëherë pas ngjarjes, arrestoi 2 persona dhe 4 të tjerë po i heton në gjendje të lirë.