Skip to content

Përplaseje Aeroplanësh gjatë taksimit në aeroportin e Mançesterit – Fluturimet pezullohen për pak kohë

Të premten në mëngjes (15/8), dy aeroplanë të EasyJet u përplasën lehtë në Aeroportin e Mançesterit ndërsa po shkonin drejt pistës, duke shkaktuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve.Në aksident nuk pati të lënduar.
Sipas Guardian, incidenti ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit, kur dy aeroplanët, me destinacion Parisin dhe Gjibraltarin, prekën krahët e njëri-tjetrit ndërsa po shkonin drejt pistës. Më pas ata u kthyen në zonat e tyre përkatëse të parkimit, ku pasagjerët zbritën pa lëndime.
Një pasagjere në fluturimin për në Gjibraltar e përshkroi incidentin si “ndjesinë e të gjithë aeroplanit duke u dridhur”, duke e krahasuar përplasjen me një aksident me makinë. Ajo tha se zjarrfikësit dhe personeli i sigurisë ishin në vendngjarje, ndërsa pasagjerët prisnin brenda derisa të përfundonin kontrollet e nevojshme.
EasyJet tha se menjëherë nisi një hetim për incidentin. Kompania ajrore deklaroi se pasagjerët zbritën shëndoshë e mirë, morën kuponë ushqimi dhe se avionë të tjerë do të operonin fluturimet.