
Zbardhet letra që Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, i ka dërguar presidentit rus Vladimir Putin. Letër e cila iu dorëzua këtij të fundit nga Donald Trump gjatë samitit në Alaska. Në letër, ajo bën apel për mbrojtjen e fëmijëve dhe thekson përgjegjësinë e liderëve për të garantuar një të ardhme të sigurt për brezat e ardhshëm.
Menjëherë pasi e mori letrën, Putin e lexoi atë, ndërsa delegacionet amerikane dhe ruse e ndoqën nga afër reagimin e tij.
“I nderuar President Putin,
Çdo fëmijë ndan të njëjtat ëndrra në zemrën e tij, qoftë i lindur rastësisht në një fshat të thjeshtë apo në një qendër qyteti madhështore. Ata ëndërrojnë për dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziqet.”
Në letrën e publikuar nga “Fox News“, lexohet që Melania i bëri thirrje Putinit se vetëm ai “mund të rikthejë” të qeshurën tek fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë dhe shton se “në mbrojtje të pafajësisë së tyre, ju i shërbeni jo vetëm Rusisë, por vetë njerëzimit”.
