Skip to content

Bilanci i tragjedisë në Sri Lanka ishte i pasaktë

srilanka2404

 

Sri Lanka ka rishikuar numrin e të vdekurve nga vala e bombardimeve të së dielës, dhe shifra ka rënë për më shumë se 100, thotë ministria e shëndetësisë.

Autoriteti në fjalë tha se gabimet në llogaritje dhe vështirësitë e identifikimit të viktimave bënë që të publikohen shifra të pasakta.

Nga 350 sa mendohej fillimisht, 253 persona humbën jetën  dhe qindra u plagosën kur kamikazët goditën hotele dhe kisha në Colombo, Negombo dhe Batticaloa.

Shumica e atyre që pësuan ishin qytetarë të Sri Lankës, por dhjetëra të huaj ishin gjithashtu në mesin e viktimave.

Nëntë persona dyshohen për kryerjen e sulmeve. Policia ka vazhduar bastisjet dhe ka publikuar fotografi të shtatë personave të kërkuar.