Skip to content

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Gjykata e Korçës vendos: Autori në burg bashkë me babain dhe xhaxhain, mikut të familjes arrest shtëpie! 4 të miturit në detyrim paraqitje

Gjykata ka dhënë sot masat e sigurisë për personat e përfshirë në ngjarjen tragjike të ndodhur në Maliq të Korçës, ku mbeti i vrarë një 14-vjeçar.

U vendos në arrest me burg përveç autorit, edhe babai i tij Edison Guri si dhe xhaxhai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në fshatin Pirg të Maliqit, aty ku dy të miturit janë konfliktuar për motive të dobëta. Erald Xhejo u vra me thikë jashtë ambjenteve të një lokali në Pirg të Maliqit nga Enedio Guri, ndërsa babai dhe xhaxhai i autorit penguin zbardhjen e së vërtetës së ngjarjes pasi fshehën thikën me të cilën Enedio vrau bashkëmoshatarin.

Ndërkohë të pranishëm ishin dhe 4 të mitur, që penguan në zbardhjen e së vërtetës për të cilët u la masa detyrim paraqitje së bashku me prindin.

Ndërsa, 34-vjeçari Flori Çela që tentoi të largohej me autorin, akuzohet për moskallëzim krimi dhe u la në arrest shtëpie.