Skip to content

Berisha akuzon SPAK: Krerët e karteleve arratisen pas paralajmërimeve brenda institucionit

Kreu i PD, Sali Berisha, dha një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK. Ai akuzoi institucionin për bashkëpunim të nivelit të lartë me krimin e organizuar.

Sipas tij, 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar dhe krerët e karteleve janë informuar paraprakisht. Berisha theksoi se asnjë prej drejtuesve të karteleve të drogës nuk ndodhet në burg.Kreu i PD Sali Berisha: 250 urdhër arreste të SPAK nuk janë ekzektuar sipas të dhënave të një gazetari. Janë informuar krerët e karteleve të drogës dhe asnjë prej tyre nuk është në burg.

Është një bashkëpunim i shkallës së lartë i SPAK me krimin. Krerët e kartelevë të Celajve dhe të Hoxhosmanajt sipas mediave të huaja kanë qarkulluar 34 ton drogë.