Skip to content

ADMINISTRATA 5 DITË PUSHIM, FILLON PUNA TË ENJTEN TJETËR

Duke filluar nga dita e shtunë punonjësit e adminiastratës do të kenë 5 ditë pushim.

E shtuna dhe e diela dihet që është pushim për administratën ndërsa dita e hënë është pushim për shkak se Festa e Pashkëve i bie të dielën dhe dita e pushimit zhvendoset të hënën. Të martën që punonjësit duhet të ktheheshin në punë, është vendosur që të bëhet ditë pushim me vendim qeverie.

Ndërkohë dita e mërkurë është 1 maj dhe gjithashtu administrata është pushim. Plot 5 ditë pushimi për punonjësit e shtetit, të cilët do të kthehen në punë të enjten e javës tjetër.