Skip to content

Lufta me fruthin, universitetet në Los Angeles hyjnë në karantinë

Measles Outbreak

Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles (UCLA) dhe Universiteti Shtetëror i vendit janë futur në karantinë si pasojë e numrit të madh të rasteve me fruth.

Ndonëse zyrtarisht ka çrrënjosur virusin në vitin 2000, deri tani në SHBA janë konfirmuar 695 raste, që paraqet shpërthimin më të keq të kohëve të fundit.

Departamenti i Shëndetit Publik në Los Angeles për këtë ua lë fajin fushatave të mos-vaksinimit, të përhapura në mesin e komunitetit hebre.

Në UCLA, 119 studentë dhe anëtarë të stafit i janë ekspozuar fruthit  gjatë muajit prill.

Virusi mund të shkaktoj komplikime qoftë edhe vdekjeprurëse, por rastet me fatalitetet nuk janë lajmëruar për fat të mirë.