Skip to content

Konflikt për një kanal vaditës/ Vritet me thikë një 32-vjeçar në Divjakë, arrestohet autori i dyshuar

DIVJAKË- Një 32-vjeçar është vrarë me thikë në Divjakë.

Sipas Policisë, ngjarja kriminale u regjistrua në fshatin Kryekuq.

Autori i dyshuar i krimit goditi me mjet prerës 32-vjeçarin, i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij në një lokal të zonës.

Autori i dyshuar është një 25 vjeçar, banues në Kryekuq. Ai u largua nga vendi i krimit, por disa orë më vonë u arrestua nga Policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se familja e autorit dhe viktimës kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.