Skip to content

Mision historik i shtetit të dinjitetshëm ballkanik: mdihmë në Gaza me kapacitetet e veta

Të hënën, më 18 gusht, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Ushtria Sllovene dorëzoi pjesën e parë të ndihmës materiale të destinuar për popullsinë civile palestineze në Jordani duke përdorur një aeroplan transporti Spartan C-27.

Kjo është ndihmë në formën e ushqimit dhe batanijeve nga rezervat materiale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Sllovene. Më 6 gusht, qeveria sllovene vendosi të dërgojë ndihmë materiale në formën e ushqimit dhe batanijeve, me vlerë të vlerësuar deri në 879,490 euro, përfshirë transportin, për popullsinë civile palestineze të gjendur nën gjenocid prej Izraelit, nëpërmjet Jordanisë.

Dërgesa e parë e paketës së tretë të ndihmës materiale, të cilën Sllovenia e kishte për qëllim për civilët në Gaza, u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes Borut Sajoviç, i cili tha se njerëzit në Gazën e shkatërruar nga lufta kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet.

“Po dërgojmë ushqim dhe batanije në Gaza nëpërmjet Jordanisë, në mënyrë që njerëzit të mos kenë uri dhe të mos ndiejnë të ftohtë në Gazën e shkatërruar. Për herë të parë në historinë e vendit tonë, po e dërgojmë këtë me kapacitetet tona – sllovene, kapacitete të përforcuara të Ushtrisë Sllovene, të cilat do të transportojnë ndihmë në tre fluturime, të planifikuara për në fund të gushtit, me një avion Spartan C-27”, theksoi Sajoviç.

Kujtojmë që Sllovenia po ashtu ndërpreu çdo marrëdhënie tregtare në sferën ushtarake me Izraelin.

Pra ky shtet ballkanik po jep një leksion për gjithë rajonin, mbi të gjitha për Shqipërinë, se si duhet qëndruar në anën e duhur të historisë në këto momente. Që do të thotë se rolin e Shqipërisë dje me mbrojtjen e hebrenjve, po e merr Sllovenia sot me mbrojtjen e palestinezëve nga hebrenjtë sionistë të dalë mendsh. Ndërsa Shqipërisë nesër, me gjasë do i mbetet turpi i një bashkëpunimi me regjimin gjenocidal sionist, si ata që bashkëpunuan me nazistët në Luftën e Dytë Botërore. /tesheshi.com/