Skip to content

Arbër Veliaj lë ambientet e SPAK: Erdha vullnetarisht për të sqaruar pozicionin tim


Arber Veliaj, vëllai i Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut për t’u marrë në pyetje. Ai ka qendruar ne ambientet e Prokurorise se Posaçme rreth 4 ore nderkohe u pyet si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në lidhje me dosjen ndaj vëllait të tij, Erion Veliaj.
Pas daljes nga SPAK Arber Veliaj u shpreh per gazetaret se ka arrdhur vullnetarisht per te sqaruar pozicionin e tij.
Kujtojme qe tre jave me pare Gjykata e Posaçme e Apelit rrezoi nje ankimim të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve.
Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.