Skip to content

Shira të rrëmbyeshëm në Fushë-Arrëz shuajnë flakët, por dëmet në pyje janë të mëdha

Rrebeshi i shirave gjatë natës së kaluar ka shuar plotësisht vatrat aktive të zjarrit në Bashkinë e Fushë-Arrëzit

Reshjet kanë ndihmuar në fikjen e zjarreve në Lumin e Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku flakët kishin krijuar probleme serioze për mjedisin dhe komunitetin.

36+Megjithëse zjarret janë tashmë të shuara, dëmet janë të konsiderueshme. Vetëm në ekonominë pyjore Sakat – Laku i Hithit, janë shkrumbuar 60 hektarë me pyje, ndërsa 130 hektarë të tjerë janë prekur nga flakët. Edhe në zonën e Kryeziut, zjarri ka djegur rreth 7 hektarë pyje me pisha, duke dëmtuar rëndë florën dhe faunën lokale.