Skip to content

Koçiu ndan rastin e 29-vjeçares që u bë nënë kujdestare e dy fëmijëve: Forcojmë më tej sistemin e kujdesit alternativ

Arianna, e rikthyer nga SHBA, në moshën 29-vjeçare vendosi të bëhet nënë kujdestare e dy fëmijëve nga shtëpia e fëmijës në Korçë. Së bashku me bashkëshortin, Tomas, ata hapën jo vetëm shtëpinë, por edhe zemrën e tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau këtë rast në rrjetet sociale duke u shprehur se “kjo histori është dëshmi e fuqisë së dashurisë dhe kujdesit familjar”.

“Po punojmë për një kuadër të ri ligjor, të përafruar me standardet e BE-së dhe Konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijëve, për të forcuar më tej sistemin e kujdesit alternativ dhe për të reformuar institucionet rezidenciale të përkujdesit në shërbime me qendër familjen”.  nënvizon Koçiu.

Ministrja thekson se “synimi ynë është që çdo fëmijë të rritet në një familje, me dashuri, siguri dhe mundësi për një të ardhme më të mirë”.

Arianna shprehet se prej 7 muajsh ka qenë prind kujdestar. “Kam kujdestari për dy fëmijë. Unë në fakt e kam kërkuar vetë në bashki për këtë lloj programi”, thekson Arianna.

Koordinatorja e Qendrës së Shërbimeve Mbështetëse për Fëmijën dhe Familjen në Korçë, Mamica Shishi thekson se “një nga shërbimet që Shërbimet Mbështetjes për Fëmijët dhe Familjen ofron, është dhe identifikimi dhe fuqizimi i familjeve kujdestare. Pas një fushatës që sensibilizuar se që ne kemi realizuar në qytetin e Korçës, na është ofruar familja e Tomit dhe Ariannës”.

Drejtuese e Shërbimeve Sociale në Korçë, Marjana Jorgji shprehet se “çdo fëmijë meriton dashuri, siguri, një vend që ta quaj shtëpi”. ”Bëhu ti ndryshimi në jetën e një fëmije, sepse dashuria ndërton familje”, apelon ajo.