Skip to content

Jordani, udhëheqësi i Vëllazërisë Myslimane jep shpirt duke ligjëruar në xhami

thumbs b c 34041639edc8daf2a52e089634a1f424

Lideri i grupit të Vëllazërisë Myslimane në Jordanisë ka vdekur teksa ishte duke mbajtur ligjëratat e së premtes në një xhami në Aman.

“Abdul-Latif Arabiyat vdiq pasi humbi ndjenjat teksa ishte mbajtur ligjëratat e së premtes,” tha për Anadolu Agency, Murad al-Adayla, sekretar i përgjithshëm i Frontit të Veprimit Islamik (krahu politik i Vëllazërisë Myslimane në Jordani).

Arabiyat u lind në vitin 1933 në qytetin jordanez të Al-Salt në perëndim të Amanit.

Më vonë, ai shërbeu si kryetar i parlamentit për tre mandate të njëpasnjëshme, nga viti 1990 deri në 1993.

Arabiyat, i cili gjithashtu shërbeu për një kohë si kreu i Frontit të Veprimit Islamik, ishte 86 vjeçar.